Si Ndikon të Ankuarit dhe Pesimizmi në Trupin dhe Shëndetin Tonë?

Ankesa e vazhdueshme dhe pesimizmi nuk janë vetëm shprehi të sjelljes sonë, por ato ndryshojnë mënyrën se si truri dhe trupi ynë funksionojnë. Shkencëtarët kanë zbuluar se të ankuarit shpesh e rrit stresin, dëmton trurin, dobëson sistemin imunitar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet tona. Më poshtë janë disa pasoja të provuara shkencërisht të ankesës së vazhdueshme.

1. Si Ndikon Ankesa në Trurin Tonë?

Ankesa e vazhdueshme, fatkeqësisht, e riformon trurin në mënyrë negative. Kur ankohemi shpesh, truri krijon rrugë nervore që e bëjnë atë më të prirur për të menduar negativisht.

🧠 Për ta qartësuar më tej, të ankuarit:

  • Forcon rrugët e mendimeve negative - Çdo herë që ankohemi, truri e mëson këtë model sjelljeje dhe e bën më të lehtë të ankohemi edhe më shumë në të ardhmen. Sic themi në gjuhën popullore, bëhet rrugë që të ankohemi vazhdimisht.
  • Dëmton korteksin prefrontal - Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen. Kur ankohemi vazhdimisht, kjo zonë dëmtohet dhe na bën më pak të aftë për të gjetur zgjidhje.
  • Rrit pesimizmin - Ankesa e shpeshtë e ul aftësinë tonë për të parë anën pozitive të gjërave dhe na bën më pesimistë për jetën.

Studime nga neuroshkenca tregojnë se truri është si një muskul, sa më shumë ta përdorim për ankesat, aq më i prirur bëhet për të menduar negativisht.

2. Si e rrit Ankesa Stresin dhe Kortizolin (Hormonin e Stresit)?

Kur ankohemi, trupi ynë hyn në gjendje stresi, duke e rritur nivelin e kortizolit, që është dhe hormoni kryesor i stresit. 

⚠️ Çfarë ndodh kur rritet kortizoli?

  • Rritet tensioni i gjakut - Zemra duhet të punojë më shumë, duke e shtuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
  • Dobësohet kujtesa dhe përqendrimi - Kortizoli i tepërt e dëmton hipokampusin, pjesën e trurit që është përgjegjëse për kujtesën.
  • Shtohet lodhja - Trupi e harxhon energjinë duke e përballuar stresin dhe kjo të bën të ndihesh e rraskapitur.
  • Shton peshën dhe ul metabolizmin - Kortizoli i lartë e shton oreksin dhe favorizon depozitimin e dhjamit në zonën e barkut.

Studime nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se ankesa kronike mund ta zvogëlojë hipokampusin me 20%, çka ndikon në kujtesën dhe aftësinë për të mësuar.

3. Si e Dobëson Ankesa Sistemin Imunitar?

Kur ankohesh shpesh, trupi e përjeton atë si një gjendje të vazhdueshme stresi, dhe kjo ul aftësinë e tij për ta mbrojtur veten nga sëmundjet. Dhe kështu:

  • Sistemi imunitar bëhet më i dobët - Trupi prodhon më pak qeliza të bardha, që janë të nevojshme për t’i luftuar viruset dhe bakteret.
  • Shtohen inflamacionet - Stresi kronik që vjen nga ankesa rrit proteinën C-reaktive (CRP), e cila lidhet me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe artritin.
  • Përkeqëson dhimbjet kronike - Ankesa e vazhdueshme e shton ndjeshmërinë ndaj dhimbjes, duke e bërë më të vështirë për trupin të shërohet.

Një studim nga Universiteti i Pensilvanisë tregoi se njerëzit që ankohen shpesh kanë 40% më shumë gjasa të preken nga gripi dhe infeksionet.

4. A Ndikon Ankesa në Cilësinë e Gjumit?

Kur ankohemi para se të flemë, trupi mbetet në gjendje ankthi dhe tensioni, gjë që ndikon në cilësinë e gjumit.

😴 Çfarë ndodh kur nuk flemë mirë?

  • Zvogëlohet prodhimi i melatoninës - Hormoni që ndihmon trupin të flejë çlirohet më pak kur jemi të stresuar.
  • Shtohen mendimet negative - Një mendje që mendon negativisht gjatë ditës e vazhdon këtë cikël edhe natën.
  • Lodhje e vazhdueshme - Mungesa e gjumit ndikon në humor dhe energji, duke na bërë më të lodhur dhe më të prirur për t'u ankuar edhe më shumë.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë tregoi se njerëzit që fokusohen në gjëra negative kanë cilësi më të dobët të gjumit dhe zgjohen më të lodhur.

5. Si Ndikon Ankesa në Marrëdhëniet Shoqërore dhe Familjare?

Askush nuk dëshiron të kalojë kohë me dikë që ankohet vazhdimisht, sepse kjo ndikon edhe tek ata që e dëgjojnë.

👥 Si ndikon te marrëdhëniet tona?

  • I bën të tjerët të ndihen të lodhur emocionalisht - Shumë ankesa krijojnë një atmosferë negative.
  • Ul nivelin e oksitocinës (hormoni i lidhjes sociale) - Kjo e ul besimin dhe lidhjen emocionale mes njerëzve.
  • Shton konfliktet - Pesimizmi i vazhdueshëm sjell më shumë tension dhe grindje.

Studime të ndryshme tregojnë se kur dikush dëgjon ankesa të vazhdueshme, truri i tij ndikohet negativisht, duke krijuar një gjendje të ngjashme me stresin.

Meqë ankesa qenka kaq negative për shëndetin tonë, cfarë të bëjmë për ta ndalur këtë cikël kaq të dëmshëm?

1️⃣ Ndërgjegjësohu për mendimet e tua - Kur e kupton që po ankohesh, ndalo dhe përqendrohu te zgjidhjet.2️⃣ Zëvendësoji ankesat me mirënjohjen - Për çdo gjë që do të ankohesh, mendo për diçka pozitive në vend të saj. 3️⃣ Praktikoje vetëkontrollin emocional - Frymëmarrja e thellë dhe reflektimi ndihmojnë ta ulësh tensionin.4️⃣ Rrethohu me njerëz pozitivë - Mjedisi i mirë ndikon te mendimet tona.5️⃣ Përdor fraza më konstruktive - Në vend që të thuash "Gjithçka shkon keq", thuaj "Po përpiqem të gjej një mënyrë më të mirë për ta zgjidhur këtë".

Përfundim

Të ankuarit dhe pesimizmi e dëmtojnë trurin, rrisin stresin, dëmtojnë zemrën, ulin imunitetin dhe përkeqësojnë marrëdhëniet shoqërore. Shkenca tregon se njerëzit që praktikojnë mirënjohjen dhe mendimet pozitive jetojnë më gjatë, janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur.

🧠 Në vend që të ankohemi, le të fokusohemi te gjërat pozitive që kemi në jetë! 😊